Të mërkurën një person në Prishtinë ka raportuar se në lokalin e tij kishte kapur në flagrancë hajnin duke vjedhur gjësende të ndryshme, si dhe i njëjti e kishte kanosur.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, raporton Klan Kosova.
“Prishtinë 08.11.2023, 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në lokalin e tij kishte kapur ne flagrance duke vjedhur gjësende të ndryshme si dhe i njëjti e kishte kanosur. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.