-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi: Raporti i KE-së konstaton se Qeveria ka vazhduar me agjendën e saj ambicioze të reformave

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i cili sot gjatë ditës ka pranuar nga ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, Raportin e Vendit 2023 të Komisionit Evropian, ka thënë se ky raport mes tjerash konstaton se Qeveria ka vazhduar me agjendën e saj ambicioze të reformave drejt BE-së. Ndërsa ka pohuar se raporti për herë të parë adreson dhe vendimin final të BE-së që qytetarët e Kosovës, do të mund të udhëtojnë pa viza nga 1 Janari I vitit që vjen

Në të njëjtën kohë, raporti e adreson për herë të parë edhe vendimin final të BE-së, që qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen duke filluar nga 1 Janari i vitit 2024. Raporti i vendit, mes tjerash konstaton se Qeveria ka vazhduar me agjendën e saj ambicioze të reformave drejt BE-së. Dëshmohen arritje të rëndësishme legjislative tek kriteret politike, zbatim të masave e progres në ato ekonomike e standardet e BE-së”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Ai më tej ka pohuar se në agjendën e integrimit evropian, Qeveria e Kosovës është vlerësuar për arritjet në zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane (ERA II) dhe Programin Kombëtar për Integrim Evropian 2023–27.

“Vendi ynë shënoi të arritura në reformat e brendshme në sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë, progresin ekonomik dhe social, liberalizimin e vizave dhe përkushtimin në bashkëpunimin rajonal ndër të tjerash. Kosova beson në të ardhmen e vet evropiane dhe si shembull i demokracisë në rajon, duhet t’i jepet mundësia që këtë edhe ta dëshmojë. Ne kemi bërë hapin tonë, duke dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE”, ka ahskruar Bislimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img