-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Abazi thotë që e ka parë draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga BE dhe ShBA

Deputeti i pavarur, Haki Abazi, deklaroi që e ka parë draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i prezantuar nga diplomatët ndërkombëtarë.

Madje, Abazi pretendoi që ky draft tanimë është i finalizuar dhe i pranuar nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

“E kam parë draft-statutin e propozuar. E kam parë dhe pika shtatë është krejt e re kundrejt marrëveshjes 2013-2015. Për brenda përkufizimit të vetë menaxhimit, Asociacioni merr kompetenca në sektorin e shëndetësisë, sektorin e arsimit dhe sektorin e sigurisë. Asociacioni prek edhe nivelin qendror. Në fakt nuk është më draft, nuk duhet as ta keq informojmë publikun. Ai është propozimi final i cili është dërguar në tavolinë nga liderët evropianë dhe është pranuar nga Kurti”, deklaroi Abazi në emisionin “Këndi i Debatit”.

Ndërsa më tej, Abazi tha se nuk dihet ende nëse institucionet e Kosovës kanë të drejtë dhe kapacitet për ta dërguar një dokument të tillë në Gjykatën Kushtetuese.

“Ne tani kemi të bëjmë me një proces shumë delikat që vije në pikëpyetje a do mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Me rëndësi është që ajo dera hyrëse, a ka kapacitet dhe të drejtë që institucionet e Kosovës ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese një dokument, i cili deri vonë, është bazuar në marrëveshjet e Vjenës. Me qëllim është bërë një gjë e tillë, që t’i mbyllet mundësia e shqyrtimit dhe rishqyrtimit në nivel të Kosovës dhe të kërkohet ekzekutimi i menjëhershëm”, potencoi Abazi në Tëvë1.

Po ashtu, Abazi pretendoi se nga teksti që ka parë, nuk ka pasur asnjë referencë për t’iu drejtuar dGjykatës Kushtetuese për interpretim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se drafti i propozuar nga BE dhe SHBA është më i avancuar se ai sipas marrëveshjes së vitit 2013 dhe 2015, duke thënë se po ashtu do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim.

Kurti ka thënë se mos publikimin tij është kërkesë e partnerëve ndërkombëtarë.

Këtë draft- statut ka pretenduar se e ka parë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit që ka zhvilluar të martën me Miroslav Lajçak, i dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.

Por, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, që kanë qenë në të njëjtin takim, kanë thënë se nuk u është prezantuar draft – statuti për Asociacionin

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img