Kryetari i Zubin Potokut Izmir Zeqiri, ka reaguar ndaj deklarimit të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili vuri në pikëpyetje nga Zyrat Administrative do të mund të ofrohen shërbime për qytetarët.
Por, Zeqiri në Klan Kosova tha se deklarimet e Krasniqit, i “ngjasojnë më shumë një militanti partiak”.
Ai tha se puna në komunën që udhëheq po vazhdon normalisht.
“Kemi pasur dhjetëra kërkesa në baza ditore nga ana e qytetarëve për të kryer shërbime. Zyra e Regjistrimit Civil, Zyra e lëshimit të pasaportave, lëshimit të letërnjoftimëve, njësia e zjarrfikësve, Drejtoria e Çështjeve Sociale, janë këto në funksion për të gjithë qytetarët”, tha Zeqiri.