Sipas Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, Raporti i Progresit i publikuar sot “ka nënvizuar progresin” në shumë fusha reformuese, përfshirë reformën zgjedhore dhe luftën kundër krimit të organizuar.
Von Cramon ka përmendur edhe konfirmimin e Komisionit që kosovarët do të udhëtojnë drejt BE-së pa viza që nga janari 2024.
Tutje politikania gjermane ka thënë se zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të kaluara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe normalizimi i raporteve me Serbinë si dhe reformat në sundim të ligjit, përfshirë drejtësinë janë kyçe në rrugën e Kosovës për në BE.
Në fund, raportuesja për Kosovën në PE thotë se është koha që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës.
“Më në fund, është koha që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës!”, ka shkruar ajo.