4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

AGK reagon pas kërcënimit ndaj gazetarit Herolind Ademi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas kërcënimit të gazetarit Herolind Ademi.

Në reagim thuhet se Ademi ishte duke realizuar një hulumtim për piraterinë e IPTV, teksa i njëjti u kërcënua me jetë nga një qytetarë, për shkak të përgatitjes së raportit, ku ai është një nga subjektet.

“Një pjesë e mesazhit shqetësues është:

“Haver, vec mbyllunse sakt ta kam adresen pot tregoj veq mbyllun dhe kos dil. Vec pot kallxoj terheku prej meje e mos munperzij se nuk han ma buk. Fol me kon dush pot kallxoj mos mu perzij ne pun te mija qe din me jetu edhe naj dit qikaq di met than pik”.

AGK-ja, shpreh shqetësim të thellë dhe e konsideron si të papranueshëm dhe shumë të rrezikshëm mesazhin e këtij individi ndaj gazetarit”, thuhet në reagim.

Bëhet e ditur se redaksia e ka paraqitur rastin në Policinë e Kosovës, dhe AGK-ja, ka ftuar Policinë që me urgjencë ta trajtojë rastin dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet për t’i ofruar sigurinë e nevojshme gazetarit.

“Gjithashtu, organet e drejtësisë duhet ta bëjnë punën e tyre pas këtij kërcënimi, në mënyrë që puna e gazetarit dhe e redaksisë të vazhdojë në mënyrë të papenguar”, thuhet tutje.

https://www.facebook.com/asociacioniigazetareve/posts/731379585694118?ref=embed_post

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img