4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

“Agim Krasniqi do të vritej”: Dedaj flet për dëshminë e tij: I thash Thaçit ndale këtë njeri

Gjergj Dedaj ka thënë se e ka lutur Hashim Thaçin që ta ndalonte Sabit Gecin, i cili sipas një dëshmie të Dedajt dhënë EULEX-it disa vite më parë, kishte thënë se do ta vriste aktivistin e LDK-së, Agim Krasniqin.

Dëshminë e Dedajt dhënë EULEX-it e ka lexuar avokati mbrojës i Hashim Thaçit, Stipe Misetiç.

“Pastaj tregon për pjesën ku thotë. Ata lëshuan radion për të dëgjuar lajmet. Dëgjuan lajmin se ministri i Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi ishte vrarë në Tiranë. Hashimi dhe Sabiti ishin të gëzuar, në realitet ishin të entuziazmuar, ata folën me njëri-tjetrin, ne nuk e kuptonim pse ishin aq të gëzuar. Pastaj, Sabiti më tha se jo 13 nga ne, por vetëm 12 do të shkonin në Prishtinë. E pyeta pse dhe ai më tha ‘Agim Krasniqi i cili ishte në komë do të vritej’. Ai i takonte partisë së Rugovës me të kaluar ushtarake, dhe sipas mendimit të tyre ai ishte i radhës i cili do duhej të bëhej ministër i Mbrojtjes”, lexon avokati Misetiç dëshminë e Dedajt në EULEX.

I pyetur për këtë deklaratë të tij, Dedaj është përgjigjur:

“Absolutisht nuk ka ndodh kjo, ka qenë më shumë revansh. Unë, një kohë të gjatë pas kësaj ngjarje këta njerëz i kam konsideruar armiq. Pastaj, është e vërtetë se Sabiti me na frikësu ka thënë lidhur me Agim Krasniqin dhe ka dal nga makina. Hashimi nuk ka dal nga makina, bashkë me të nderumin Bytyqi. Kur ka dal ai nga makina, kam dal edhe unë nga makina. Ndoshta ka dashtë me na provoku. Nuk besoj që e ka pasur atë mendim, por nuk mund ta lexoj unë trurin e tij, as atëherë as tash”.

Pastaj, avokati ka lexuar sërish deklaratën e Dedajt dhënë EULEX-it.

“Kjo ishte në mendjen e tyre. Sabiti zbriti nga vetura, edhe unë zbrita nga vetura. Ai më tha: ‘kthehu mbrapa në veturë ose do të të vras’. Unë i thash se isha lider i grupit dhe se ai duhej të më vriste mua së pari. I thash Hashimit ta ndalonte Sabitin sepse s’kishim bërë asgjë të keqe. Të gjithë ishin intelektual. Ai [Sabit Geci] u fut në veturë dhe i tha Agim Krasniqit ‘shko dhe falënderoje liderin e grupit tuaj, sepse ai është një lider i vërtetë, ai ta shpëtoj jetën, jo unë”, ka përfunduar leximin e dëshmisë së Dedajt, avokati.

I pyetur për këtë dëshmi të tij dhe nëse i kujtohej e njëjta, Dedaj tha se e ka lutur Thaçin që ta ndalonte Sabit Gecin.

“E di e kam lutur presidentin Thaçi, kështu me gojë. E kam lutë, i kam thënë ndale këtë njeri fute në kerr. Në mal, me Sabit Gecin ballë për ballë, nuk e kam pasur mundësinë që ta ndaloj vet Sabit Gecin. Edhe unë kam qenë i gatshëm çdo ditë, dhe jam rru çdo ditë, që kur të vritem, të mos vritem i papastër. Për këtë arsye, me pasë dashtë, Sabiti aty na kish vra krejtve, por s’ka dashtë, dhe e kam lutur presidentin Thaçi që të lutem ndale këtë njeri, sepse ne jemi të liruar dhe të gjithë Kosova na njohin dhe e dinë kush jemi ne. Mirëpo, këta kanë pasur saktë të drejtë me na ndal.”

“Është fat që ka qellu presidenti Thaçi në Drenicë atë ditë, dhe ne sot jemi gjallë. Është fat që ka qellu aty dhe ka kaluar kjo situatë. Është fat dhe kjo është e vërtetë, të tjerat folni ju çka të doni”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img