6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Drejtori i Policisë për takimin me Kurtin: Pres të gjendet zgjidhje për kërkesat e njësive elitare

Drejtori i Policisë, Gamend Hoxha, tha se pret që takimin e javës së ardhshme të Njësive elitare të Policisë me kreun e Qeverisë, Albin Kurti të gjendet një zgjidhje për kërkesat e tyre, raporton Ekonomia Online.

Në një adresim para gazetarëve i pari i Policisë shtoi se shtesat e policëve duhet të rriten.

Njësia Speciale Intervenuese (NJSI), Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME) dhe njësi tjera të Policisë së Kosovës, kanë pezulluar protestën e paralajmëruar për këtë të martë.

Kjo ngase kryeministri Albin Kurti u ka premtuar se javën e ardhshme do t’i pres në takim zyrtar për të gjetur zgjidhje për kërkesat e tyre.

Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës më 1 nëntor, me kërkesën kryesore që rrezikshmëria në punë të caktohet në 50 për qind të pagës bazë. Ata kërkuan që mos të përdoren politikisht dhe të mos luhet me dinjitetin e tyre./EO/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img