5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria e Kosovës i jep Dragashit disa prona për 15 vite në shfrytëzim

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar kërkesën e komunës së Dragashit për dhënien për shfrytëzim për 15 vite të pronave të menaxhuara nga Agjencia pyllore e Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se ky vendim ka për qëllim ndërtimin e deponisë, pikës grumbulluese të mbeturinave komunale për nevojat e qytetarëve në fshatin Restelic.

Ndërsa, Minitri i MAPL-së, Elbert Krasniqi ka theksuar se këto prona janë në dy parcela, me sipërfaqe prej 13.568 metra.

“Ka të bëje me kërkesën e parashtruar të komunës së Dragashit, për marrjen në shfrytëzim në një afat prej 15 viteve të pronës së menxhuar dhe në pronësi të agjencisë pyjor të Kosovës, për ndërtimin e pikës grumbulluese të mbeturinave komunale për nevojat e fshatit Restelic.

Pronat e kërkuara nga Komuna e Dragashit janë në dy parcela, në sipër faqe 13.568 metra, andaj e rekomandoj qeverisë miratimin e kësaj pikës”, ka thënë ministri Krasniqi.

Kjo pikë u miratua nga të gjithë, më asnjë votë kundër as abstenim./IndeksOnline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img