1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Përmbyten rrugët në Durrës, njerëzit kalojnë rrugën mes ujit

Qyteti i Durrësit është përfshirë sërish nga reshje të dendura shiu, ndërkohë që menjëherë disa rrugë të qytetit u përmbytën.

Gazetarja Enkeleda Arapi raporton se reshjet nisën me intensitet të lartë gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm dhe për këtë arsye rrugët pranë kryqëzimit të stadiumit në lagjen 17 si dhe pjesërisht në lagjen 18, u bën të pakalueshme.

Menjëherë niveli i ujit arriti të dalë në trotuare duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve në zonat e përmbytura.

Përkeqësimi i motit nuk ka sjellë probleme në port, nga ku raportohet se tragetet që janë nisur natën e djeshme nga Italia, pritet të mbërrijnë në orar në portin e Durrësit.

Përkohësisht të bllokuara do të jenë mjetet lundruese të tonazhit të ulët si dhe anijet e peshkimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img