Sonte u zhvilluan tetë ndeshjet mjaft interesante për adhuruesit e futbollit në Champions League.
21 gola u shënuan gjithsejt nga këto ndeshje.
Në grupin E u zhvilluan dy lojë, ajo në mes të Atletico Madridit dhe Celticut.
6 me 0 përfundoi ky takim në favor të spanjollëve.
Fitore shënoi edhe Lazio, me rezultat minimal 1:0 kundër Feyenoordit.
Në grupin F, Borussia Dormund fitoi 2:1 përballë Newcastle.
Ndërkaq ndeshja kryesore e mbrëmjes i takoi Milanit, që e mposhti me rezultat 2:1 Paris Saint Germainin.
Ylli i Kuq i Beogradit (Crvena Zveza) u mposht si vendas nga Leipzig me rezultat 1:2.
Në ndeshjen tjetër të grupit G, Manchester City i mposhti bindshëm, 3:0 zviceranët e Young Boys.
Derisa, ekipi ku luan futbollisti nga Kosova Arbnor Muja, Royal Antwerpen, u mposht me rezultat 2:0 nga Porto.
Befasia e natës së sontme, erdhi në Grupin H, ku Barcelona humbi minimalisht 1:0 kundër Shakhtar Donetsk.