Nga policia u vranë mizorisht Safet Sejfullai, Shemsedin Ibrahimi dhe Sylejman Memishi.
Ata i ka kujtuar sot Komuna e Çairit.
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka organizuar akademinë përkujtimore për të rënët e Bit Pazarit.
Para 31 vjetësh policia maqedonase i vrau shqiptarët në shtëpitë e tyre.
Në mesin e të vrarëve ishte edhe Viktoria Geshovska duke pandehur se ajo është shqiptare.
Atëbotë u maltretuan nga policia 170 shqiptarë, 84 nga ta u dënuan për kundërvajtje.
Urdhrin për vrasjen e tyre e ka dhënë ish- ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Lubomir Fërçkovski.
Policia e ngacmoi cigareshitësin Ali Sejdiun në Bit Pazar, inskenoi krimin, pastaj ndodhi hataja.
Zëri i policëve: “Pukaj slobodno, sve e šiptarsko”.
Si reporter i gazetës “Rilindja” (“Bujku”) Agim Muhaxheri kishte raportuar nga Shkupi për aktin terrorist maqedonas.
Lidhur me rastin një fjalë rasti pati edhe Muhijedin Sejfullai, vëllai i të ndjerit, Safetit.
Ndërsa, akademia e udhëhoqi konferencierja, Venera Azizi, pjesë e kabinetit të kryetarit.
Valdete Ismaili, deklamoi poezinë “Pse po na vret atdhe”. Kurse, Nexhat Suma këndoi këngën “Vaji i burrave”, kushtuar 3 martirëve të Bit Pazari.