Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica tha se asnjë deputet i Kuvendit të Kosovës nuk e ka draftin e plotë të Asociacionit.
“Ashtu sikurse edhe është kumtuar nga kryeministri se nuk mund të jetë publik ky draft derisa nuk është përfundimtar”, tha Korenica në RTK duke shtuar se atë që e dinë, deputetët e mazhorancës të njëjtën informatë e kanë sikurse edhe deputetët e opozitës.
Rreth mos transparencës së këtij drafti për Asociacionin, Korenica thotë se palët në bisedime janë dakorduar që kjo të mos bëhet publike.