Presidentja Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize.
Ajo shfaqet e ulur afër Princit të Mbretërisë së Bashkuar.
Iniciativa e Princit William, është një nismë globale e krijuar për t’i trajtuar disa nga sfidat mjedisore me të cilat përballet planeti ynë, duke angazhuar potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë.
“Së bashku, ne mund të punojmë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme për brezin e ri”, tha Osmani.