Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit, Ilir Kërçeli, priti sot në takim Guvernatorin e Bankës Qëndrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, me të cilin bisedoi për zhvillimet në sistemin financiar, punën, aktivitetet, sfidat dhe objektivat e Bankës Qendrore të Kosovës, si dhe aspektet e bashkëpunimit ndërmjet legjislativit dhe institucionit bankar qendror.
Bëhet e ditur se Konjufca uroi guvernatorin Ismaili për detyrën e re dhe vlerësoi rolin e rëndësishëm të BQK-së në zbatimin e politikave monetare.
Ai po ashtu shprehu përkushtimin e Kuvendit për bashkëpunim ndërinstitucional dhe përkrahje të çdo veprimi e nisme që i kontribuon stabilitetit financiar, rritjes ekonomike dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.