-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Shqipëri, deputetja Gjylameti përplaset fizikisht me deputeten e PD-së

Opozita ka vijuar të martën me bllokimin e punës së komisioneve në kryesinë e kuvendit në Shqipëri.

Deputet e PD-së kanë vendosur një barrikadë me karrige te komisioni i sigurisë kombëtare, duke mos lejuar zhvillimin e mbledhjes, shkruan Euronews.al.

Një moment, deputetja e PS-së Blerina Gjylameti që ka tentuar të hyjë në komision, por është hasur me barrikadën e deputetëve demokratë, është përplasur fizikisht me deputeten e PD-së Elda Hoti.

Kjo situatë vijon në kryesinë e Kuvendit prej disa ditësh çka ka bërë që një pjesë e komisioneve të zhvillojnë mbledhje vetëm online.

Opozita e cilëson në kundërshtim me rregulloren vendimin për të zhvilluar online mbledhjet e komisioneve.

Sipas tyre kjo është një shkelje e rëndë e Kushtetutës në kohën kur në komisione diskutohet buxheti i vitit të 2024.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img