-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ndryshe nga PDK dhe LDK, Haradinaj: E kemi lexuar draftin e Asociacionit në tërësi

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndryshe nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, pas takimit me Lajcak ka thënë se ka parë draftin dhe ka mundur ta lexojë në tërësi atë. Megjithatë nuk dihet nëse Drafti është prezantuar në të njëjtin takim të përbashkët, apo nëse Haradinaj ka zhvilluar takim tjetër ndaras me Miroslav Lajcak. I pyetur nga gazetarët për këtë, Haradinaj s’ka treguar, vetëm ka dhënë detaje për Draftin që ka parë.

Haradinaj ka thënë drafti i Asociacionit që ka parë çdo herë i referohet Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve të vendit.

“Sapo përfunduam takimin me Lajcakun dhe ekspertë të tjerë që ishin me të. Patëm mundësinë të njoftohemi me dokumentin ta lexojmë në tërësi dhe të zhvillojmë një bisedë me hapat e mëtejmë me atë që e presin Kosovën”

“Kemi lexue draftin në tërësi. Ai e shpjegon të gjitha mundësitë që Asociacioni iu jep Komunave me Shumicë Serbe , kuptohet çdo herë i referohet Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Nuk ndryshojnë përgjegjësitë e Komunave dhe Asoc s’merr nga këto përgjegjësi. Po ashtu janë disa lehtësina që krijohen në arsim dhe shëndetësi. Komentet tona do t’i bëjmë pas shqyrtimit nga Kushtetuesja”, ka shtuar ai.

“Në hyrje të doc thuhet që drafti duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtutuese dhe të gjitha aktet tjera duhet të shqyrtohet nga MAPL dhe të aprovohen,miratohet nga Kushtetuesja. Duhet ta themi haptazi, me implementimin pas shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese, Kosova e bën një hap të madh përpara. Është një kompromis i madh i Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img