Sot rreth 06:20 në fshatin Nikaj të Kaçanikut, policia ka ndaluar, e më pas arrestuar 29-vjeçarin me inicialet A.G, i kërkuar me urdhëresë të gjykatës për veprën penale “Sulmi’’ me dënim burgimi prej 60 ditësh.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.