Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë në Singapor.
Osmani theksoi se vizita është e përqendruar në potencialin e partneritetit ekonomik mes dy vendeve, njofton Klankosova.tv.
“Fillimi i një vizite të shkurtër por intenzive në Singapor, e përqendruar në potencialin e partneritetit ekonomik ndërmjet vendeve tona”.
“Singapori, dikur një ekonomi e papërfillshme, është shndërruar në pak dekada në një ndër vendet më të zhvilluara në botë, falë njerëzve punëtorë, vendimeve të mençura e strategjike, luftimit të korrupsionit, investimit në arsim dhe shndërrimit në kryeqendër për investime të huaja”, shkroi Osmani.
“Një shembull i shkëlqyeshëm për Kosovën!”