Banorët e rrugës “Kaçaniku” në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes.
KRU “Prishtina” njofton se deri te kjo ka ardhur për shkak të shembjes së dheut në rrugën në fjalë, ku nga ndërtuesit e objekteve banesore është dëmtuar gypi i ujit.
“Pa furnizim me ujë të pijshëm mbetet kjo rrugë deri nesër 7 nëntor, e martë nga pamundësia e riparimit gjatë natës së sontme. Rrezikshmëri e lartë”, thuhet në njoftim.