Ish-kryenegociatorja e Kosovës Edita Tahiri lavdëroi publikisht punën e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Ajo tha se Rama ka bërë intervenime modeste që i kanë sjell shije e sharm Prishtinës.
“Nuk preferoj publikisht me dhanë komplimente, sinqerisht e kemi këtë kryetarin e ri të Prishtinës, disa intervenime modeste, nuk ka bërë ndryshime ende të mëdha, por intervenime modeste aq i ka dhanë një shije e sharm qytetit, e pabesueshme. Më vjen mirë”, tha Tahiri në Pressing, transmeton Express.
“Unë po të tregoj se jetoj në Prishtinë, sinqerisht elemente të vogla por funksionale. Një kohë zebrat kur fshiheshin, vështirë me pa që po kalon kalimtari, tani pash drita, është siguri për kalimtarin dhe vozitësit”, tha ajo.