Aktorja Angelina Jolie është shprehur e shqetësuar për banorët e Gazës që po vuajnë nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit.
Kësaj dhimbje nuk po i beson babai i saj. Ai tha për Izraelin se “ushtria izraelite duhet të mbrojë tokën e saj”, transmeton Indeksonline.
Aktori amerikan dhe republikani Jon Voight kritikon qëndrimin e vajzës së tij Angelina Jolie në këtë konflikt. Në një video reagimi në rrjetet sociale, babai hyri direkt në temë. “Jam shumë i zhgënjyer që vajza ime, nuk e kupton lavdinë e Zotit, të vërtetat e Zotit.”
Ai fajëson vajzën e tij që nuk e kupton se qëllimi i Hamasit është të shkatërrojë tokën e hebrenjve. “Kjo ka të bëjë me shkatërrimin e historisë së Tokës së Shenjtë dhe drejtësisë për fëmijët e Zotit. Ushtria izraelite duhet t’i mbrojë këta njerëz.”
“Kjo është luftë. Drejtësia do të mbizotërojë”, vazhdoi ai.
Por Angelina Jolie nuk e ndryshon mendjen. Ajo ka punuar me refugjatët për njëzet vjet dhe është e bindur për vizionin e saj. Në postimet e saj më të fundit, të ndarë me më shumë se 14.6 ndjekës në Instagram, nëna e gjashtë fëmijëve thotë se mendimet e saj janë me familjet që kanë humbur të dashurit.
Kujtojmë që Angelina Jolie dhe babai i saj Jon Voight kanë një marrëdhënie mjaft të komplikuar./Indeksonline/