Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që kishte ushtruar dhunë në familje. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar tek i dyshuari një armë dhe tri thika.
“Nga zyrtarët policor Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për veprën dhunë në familje, të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar: një armë gjuetie dhe tri thika. Personi i dyshuar: -S.S, mashkull, 68 vjeç, është dërguar në mbajtje për 48 orë për dhunë në familje. Po ashtu ndaj tij është hapur rast për veprën Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim te armëve”, thuhet në njoftimin e policisë .