4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kamioni godet për vdekje biçiklistin në magjistralen Podujevë- Prishtinë

Një person ka vdekur sot, pas një aksidenti trafiku në rrugën magjistrale Prishtinë- Podujevë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se në aksident janë përfshirë një biçiklist dhe një kamion.

Ahmeti bëri të ditur se vdekjen e biçiklistit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, derisa shoferi i kamionit është shoqëruar në stacion policor.

“Sot rreth orës 12:40  kemi pranuar informatën se në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një biçiklist dhe një automjet në lëvizje (kamion).Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësii automjetit është shoqëruar në stacion policor”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img