2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla në Paris, prezanton përkushtimin e Kosovës për reformat në Administratën Publike

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, mori pjesë në Konferencën e nivelit të lartë mbi parimet e Administratës Publike, e cila u mbajt në selinë e Organizatës së Bashkëpunimit dhe të Zhvillimit Ekonomik (OECD) në Paris.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ministri Sveçla ka bërë të ditur se gjatë fjalimit të tij ka prezantuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për reformat në Administratën Publike, duke theksuar atë si garancë për instalimin e meritokracisë dhe barazisë në sistemin e Administratës Publike.

Ai gjithashtu ka shprehur synimet për një administratë moderne dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Respektimi i parimeve mbetet i një rëndësie thelbësore për zbatimin e reformave në administratë publike. Ato mbulojnë fushat e bashkërendimit dhe zhvillimit të politikave, të menaxhimit të shërbimit publik dhe të burimeve njerëzore, të organizimit, llogaridhënies dhe mbikëqyrjes, të kryerjes së shërbimeve dhe të digjitalizimit, si dhe menaxhimit të financave publike”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Një aspekt i veçantë i kësaj konference, siç ka thënë ministri Sveçla, ishte përfshirja e vendeve të tjera në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si Gjeorgia, Moldavia dhe Ukraina, të cilat janë shtete kandidate për integrimin evropian.

Kjo, sipas tij, ka shërbyer si një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, arritjeve dhe sfidave që ballafaqohen në fushën e administratës publike.

Konferenca është zhvilluar dy ditë para prezantimit të pritshëm të Raportit të Komisionit Europian, i cili pritet të reflektojë përparime të reja në fushën e reformave të Administratës Publike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img