12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

23 medalje në Kampionate Evropiane, Kosova është një minierë e medaljeve

Kosova është një minierë e medaljeve në Kampionatet Evropiane të xhudos.

Dhjetëra medalje të arta, të argjendta dhe të bronzta kanë përfunduar në vendin tonë falë sportistëve të xhudos, që konsiderohet si sporti më i suksesshëm në vendin tonë, shkruan “Gazeta Express”.

Që nga viti 2013, Kosova i ka fituar plot 23 medalje, duke i përfshirë këtu vetëm Kampionatet Evropiane.

7 prej tyre kanë qenë të arta, 4 të argjendta dhe 12 të bronzta, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Në Evropianin e fundit, Kosova i fitoi katër medalje në Montpellier të Francës, një të argjendtë dhe tri të bronzta. /Gazeta Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img