Gjykata Speciale ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimt ndaj ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj.
Në një dokument të publikuar nga Gjykata Speciale, thuhet se është aprovuar kërkesa e Dhomave të Specializuara për vazhdim të paraburgimit.
Urdhri për arrestimin e Isni Kilajt u lëshua nga Prokurorja e Specializuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare sipas Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019 dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Zyra e Prokurorit të Specializuar kreu arrestimin me mbështetjen e policisë së Kosovës dhe të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).
Sipas Ligjit, policia në kuadër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë për të ushtruar kompetencat që i janë dhënë policisë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës.