3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Blinken: Asnjë vend nuk do të pranonte masakrimin e qytetarëve të vetë

Një gazetar e pyeti Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, se çfarë ka arritur Izraeli në operacionin e tij, përveç “vrasjes së afro 10,000 njerëzve”.

Duke folur për sulmet e 7 tetorit, ai tha se “asnjë nga vendet e përfaqësuara këtu” ose “pothuajse asnjë vend në botë thjesht nuk do të pranonte masakrimin e qytetarëve të tij, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Por ai përsëri theksoi nevojën për të marrë masa për të mbrojtur civilët dhe tha se në bisedat me qeverinë izraelite “ne kemi vënë në dukje hapat që ata mund dhe duhet të ndërmarrin për të minimizuar dëmin ndaj civilëve”.

Megjithatë, ai thotë se kjo “është gjithashtu një sfidë e jashtëzakonshme” pasi Hamasi “në mënyrë cinike, monstruoze futet në mes të civilëve” me luftëtarë, armë dhe komandë dhe kontroll të vendosur brenda dhe poshtë shkollave, spitaleve, xhamive dhe ndërtesave të banimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img