Përfaqësuesja amerikane Rashida Tlaib, gruaja e parë palestinezo-amerikane që shërben në Kongres, ka akuzuar presidentin Joe Biden për mbështetjen e një “gjenocidi” kundër palestinezëve dhe paralajmëroi për pasojat në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Në një video të postuar në X (ish-Twitter), kongresmenja demokrate nga Miçigani përsëriti thirrjet e saj që Biden të mbështeste një armëpushim në konfliktin pothuajse njëmujor Izrael-Hamas.
“Joe Biden mbështeti gjenocidin e popullit palestinez”, tha Tlaib në video.
“Populli amerikan nuk do të harrojë. Biden, mbështete armëpushimin tani ose mos llogarit tek ne në vitin 2024”.
Washingtoni ka mbështetur Izraelin, ndërsa i bën thirrje aleatit të tij që të ndërmarrë hapa për të shmangur vdekjet e civilëve dhe për të adresuar krizën humanitare të Gazës.