Në seancën që pritet ta zgjedhë president, kreu i Kuvendit Ilir Meta është ulur në karrigen e deputetit në krahun e ligjvënësve socialistë.
Pranë tij është deputetja socialiste Esmeralda Shkaju, ndërsa një radhë më parë, pranë deputetit Pandeli Majko, është ulur edhe kryeministri Edi Rama.