-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Trump dhe Mattis janë informuar për zhvillimet në Kosovë, nga Senatori Mccain

Senatori amerikan John McCain ka njoftuar sekretarin e Shtetit të SHBA-vë James Mattis dhe këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit Donald Trump, rreth situatës në Kosovë.

McCain, i cili vizitoi Kosovën gjatë muajit prill të këtij viti, në një intervistë me portalin amerikan Politico ka thënë se Ballkani rrezikon të destabilizohet dhe për këtë duhet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të luajnë rol konstruktiv në këtë rajon.

Senatori McCain tha se zyrtarët e lartë të shtetit amerikan i kanë kuptuar rreziqet të cilat i ka parashtruar ai, rreth Ballkanit.

“Ai [presidenti Trump v.j] i dëgjon Mattisin dhe gjeneralin McMaster. Ai me të vërtetë i beson atyre”, ka thënë McCain.

McCain po ashtu ka bërë të ditur se nga vizita e tij në shtetet ballkanike gjatë këtij muaji, liderët e këtyre shteteve kanë qenë të interesuara për qasjen e presidentit Donald Trump ndaj rajonit.

“Ka shumë pasiguri atje. Pyetja e parë që secili nga at liderë më bënë, ishte se cilat do të jenë politikat dhe strategjitë amerikane”, ka thënë McCain.

Senatori republikan ka thënë se për tu zgjidhur problemet në Ballkan, duhet “Lidershipi Amerikan”. /Insajderi/.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img