7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

“Kurti ka dezertu në luftë, është arrestu me duar në xhepa”, Konjufca i reagon ashpër Haxhiut në Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu tha sot se kryeministri Albin Kurti ka dezertuar në luftën e fundit të Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Këtu ai tha se në anën tjetër, Hashim Thaçi ka qenë në ballë të luftës.

“Hashimi në ballë të luftës, Albini me duar në xhepa i arrestum prej Serbisë dhe i dezertum dhe i dorzum. Nuk dashta me ja u thanë këtë por masi po e kërkoni po ua thom. Ky është dallimi mes neve edhe teje”, tha ai.

Kjo deklaratë e tij ka ngjallur reagimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ai tha se është e papranueshme deklarata e Haxhiut ndaj të burgosurve politik.

“Ishte krejt e papranueshme z.Haxhiu se si e ofendoni të burgosurit politik. Është terminologji e papranueshme se si i ofendove të burgosurit politik. Jo , jo çdo të burgosur politik. Edhe kolegë tut ki, e pak marre duhet me të ardh prej asaj pune. Nëse më kuptove urdhëro replikë”, ka thënë ai.

E Haxhiu reagoi ashoër duke thënë se nuk ka pasur reagime kur janë ofenduar ushtarët e UCK-së, teksa tha se deklarata e tij kishte të bënte me një emër të përvecëm.

“Ky njeri ka dezertuar dhe është dorëzu. E dallimin që e kërkonte më herët është e vërtetë. Unë jam luftëtarë i lirisë, ndërsa ky është dezertor dhe veteran fals dhe nuk e krahasova me asnjë të burgosur politik”, ka thënë ai. /Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img