Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti që e quajti veprim katastrofal nënshkrimin e marrëveshjes së ish-kryeministrit Hashim Thaçi me NATO-në për shkuarjen e FSK-së në veri, shkruan Gazeta Express.
Krasniqi tha se Kurti tash e disa herë është duke mashtruar sa i përket këtij vndimi.
“Që disa herë del e mashtron për letrën e dakordume me NATO-n. Aty nuk thotë në asnjë pjesë që FSK-ja nuk mundet me shku në veri, por thuhet që duhet me shku në dakordim dhe pajtim me NATO-n”, tha ai.
Më tutje, Krasniqi tha kritikoi Kurtin edhe për draftin e Asociacionit.