2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Vazhdojnë replikat në Kuvend, Krasniqi – Kurtit: Mos trego ma shumë se të qorton Lajçaku, rri mirë

Po vazhdon ende seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku me kërkesë të opozitës, kryeministri i vendit, Albin Kurti, po raporton për takimin e fundit në Bruksel dhe për përmbajtjen e draft statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe i propozuar nga blloku evropian, raporton Gazeta Sinjali.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka replikuar kryeministrit Kurti, duke i thënë të mos bjerë në provokime.

Sipas tij, po të tregojë më shumë, Kurti do të marrë qortime nga i Dërguar i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

“Unë ma shumë dola me i thanë kryeministrit mos bjer në provokime, mos trego ma shumë se të qorton lajcaku. I ke dhanë fjalën s’kom me kallëzu, maje fjalën. Rri mirë edhe ata ta rrehin shpinën se ka nis me të pëlqy kjo”, tha Krasniqi.

Më tej, kryetari i PDK-së iu drejtua Kurtit me fjalët se “s’ki kënd e mashtron më, t’u kanë harxhu edhe mashtrimet”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img