2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku shumë i ashpër me Kurtin: Po rren, po mashtron, po shkelë mbi trupat e vdekur për këtë kauzë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se propozimi për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është pranuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raporton Gazeta Sinjali.

Abdixhiku tha se Kurti po mashtron dhe po gënjen me deklaratat e tij se nuk e ka pranuar Asociacionin.

Me këtë pranim, siç thotë ai, Kurti po shkelë mbi trupat e atyre që kanë vdekur për këtë kauzë.

“Me të thonë shkurt shqip, po rren, po ju rren, po ju mashtron. Asociacioni ka kompetenca ekzekutive. E ka pranu, po ju rren. Po ju mashtron. Ka dhënë autonomi. Kosova vazhdon me qenë e sanksionuar. Po iu flet masave. Sot po shkelë mbi trupat e vdekur për këtë kauzë. Unë s’po të them se duhet bërë. Duhet me mbajtë përgjegjësi se na ke rrejtë që 10 vite. Mos mashtro se dokumenti del.”, tha Abdixhiku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img