4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Dialogu i 10 vjetëve nuk solli as integrim të veriut as njohje, drafti aktual u shkrua me kujdes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka nisur raportimin në Kuvend për takimin e fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Kurti tha se draft statuti për të cilin deklaroi se ishte i gatshëm ta nënshkruajë, “qartazi nuk është Zajednicë”, siç e quante Vetëvendosje dikur në opozitë.

Kurti ka përmendur edhe procesin dekadësh të dialogut, duke thënë se trashëgimia e tij ishte sfiduese për negocimin aktual në Bruksel me Serbinë.

“Dialogu për normalizim është një proces që ka nisur në mars të vitit 20211. Një dekadë e dialogut solli shumë dokumente, por ajo që do të veçohej ishte ajo e Asociacionit, të cilën mes kundërshtimeve të mëdha, ky Kuvend e pati kaluar, në detyrim ligjor. Të gjitha marrëveshjet që janë arritur, 38 sosh, janë për normalizim të marrëdhënieve dhe integrimin e veriut. Dy marrëveshje për Asociacionin, por asnjë marrëveshje për njohjen e Kosovës.

Nga marsi i vitit 2021, kemi thënë se na duhet një qasje e re në dialog. Sfida kryesore ishte trashëgimia në dialog, e cila nuk kishte sjellë integrim të veriut e as njohje. Dialogu është zhvilluar krahas angazhimit të Qeverisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img