Prishtina Press raportoi sot se Lulzim Kryeziu, pronar i pompës së derivateve “Shell Kosova” i ka dhënë fund jetës së tij pasditen e sotme, ku u gjet i varur në një nga objektet e biznesit familjar. Në vendin e ngjarjes ka arritur Instituti i Mjekësisë Ligjore ku edhe kanë tërhequr trupin e pajetë të afaristit ku dyshohet se i dha fund jetës së tij në Mleqan të Malishevës.
Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria në Gjakovë.
“Ju njoftojmë se lidhur me këtë rast Prokurori i Shtetit ka dal në vendin e ngjarjes dhe trupi i pajetë i viktimes është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ky rast është duke u hetuar si Hetim i vdekjes”, tha Batusha