3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Minatorët e Artanës thonë se u kërcënuan për ta ndërprerë grevën

Minatorët e Trepçës të cilët punojnë në Minierën e Artanës janë të gatshëm për të punuar pasi grevën e përfunduan.

Të bashkuar janë në këtë veprim por jo në vendimet e përbashkëta.

Sipas tyre ndërprerja e grevës erdhi pasi u detyruan nga një pakicë pa dëshirën e tyre.

Ata shprehen keqardhje duke theksuar se e ndjejnë peshën e fajit që në një formë i lanë në baltë kolegët e tyre në Mitrovicën e Jugut.

Por para se të mendonin për këtë ata thanë se menduan për familjet e tyre.

Ai tregoi se greva nuk ka qenë revoltë por solidarizim.

Se u detyruan ta ndërprejnë grevën thanë edhe minatorët në Kishnicë, por nuk pranuan të flasin para kamerës.

Megjithatë puna vazhdoi edhe këtë të enjte.

Në anën tjetër, minatorët e Trepçës në Mitrovicën e Jugut, kanë hyrë në ditën e 10 të grevës dhe thonë se nuk do ta ndërprenë deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.

VIDEO KËTU

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img