-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Vajzat në TIK

Universiteti Amerikan i Kosovës mban konferencën “Vajzat në TIK” për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në Teknologji.

Të pranishëm në këtë konferencë janë Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës, Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Colleen Hyland, zëvendës shefe e Misionit në Ambasadën Amerikane, përfaqësues të AUK, IPKO Foundation etj.

Këtë vit, Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me IPKO Foundation, Ambasadën Amerikane, Empower USAID dhe A.U.K TDI janë duke organizuar konferencën ‘Vajzat në Teknologji’ me qëllim të zgjerimit të gamës së kësaj ngjarjeje, duke synuar ngritje të vetëdijes lidhur me mundësitë e vajzave/grave në sektorin e TIK, përmes një matrice shumëdimensionale perspektivash, historish suksesi, si dhe mundësi rrjetëzimi për vajzat pjesëmarrëse dhe gratë punëdhënëse aktive në këtë sektor.

Në Kosovë, kjo do të jetë hera e dytë që organizohet një ngjarje e tillë për të shënuar këtë ditë ndërkombëtare.

Foto: Arkiv

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img