Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka kujtuar Haki Imerin në 24-vjetorin e vrasjes së tij.
Në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka shkruar se në këtë 24-vjetor, kujton një aktivist e një patriot të madh, i cili është dëshmi e përkushtimit të palëkundur të lëvizjes për pavarësi.
Përballë rrezikut e sfidave, Hakiu nuk u zmbraps asnjëherë, por punën e tij prej pedagogu e gërshetoi me aktivitetin patriotik. Hovi i tij u ndal pabesisht kur shkaku i bindjeve politike dhe aktivitetit politik në shërbim të atdheut e të kombit, u vra më 2 nëntor të vitit 1999”, ka potencuar ajo.
“Le ta nderojmë kujtimin për Hakiun, teksa përkushtimi ndaj idealit të lirisë, qoftë frymëzim i përhershëm për brezat!”, ka shkruar ajo në fund.