Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Konfederatës Zvicerane në Kosovë, Jürg Sprecher, të cilin e uroi për detyrën dhe shfaqi shpresën se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve.
Sipas Presidentes Osmani, mërgata shqiptare në Zvicër është një urë e fortë lidhëse ndërmjet të dy shteteve dhe ka një potencial të jashtëzakonshëm për forcimin e partneritetit ndërshtetëror.
Në këtë takim, të dy palët theksuan raportet shumë të mira mes dy shteteve tona dhe thellimin e mëtejmë të raporteve tona, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik.
Presidentja falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit Zviceran ndaj Republikës së Kosovës, si dhe njoftoi nga afër ambasadorin Sprecher lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe aktin e agresionit që ka kryer Serbia me 24 shtator në Republikën e Kosovës.