Edona James është njëra nga personazhet më të pëlqyera në Big Brother VIP Kosova 2.
Transgjinorja së fundmi ka bërë një bisedë në oborr me Bleron, Besin, Meti Alshiqin e Ledin për ëndrrat.
Ajo tha se zakonisht sheh ëndrra erotike, por që tani në BBVK nuk po sheh fare.
“Unë shoh ëndrra erotike, asgjë nuk po shoh tani”, tha ajo.
Kjo bëri që të tjerët të qeshnin me fjalët e saj marrë parasysh se është spontane dhe shpesh lëshon fjalë të tilla.