9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Furnizimi i komunitetit serb me barna, MSH jep detaje: Kërkesat për furnizim trajtohen me prioritet

Thomas Szunyog, shef i zyrës së BE’së në Kosovë, sot tha se ministri Vitia ka aprovuar kërkesën për t’i furnizuar me barna dhe pajisje mjekësore spitalet dhe qendrat shëndetësore në komunat me shumicë serbe. Nga MSH kanë thënë për Express se kërkesat për furnizim trajtohen me prioritet, derisa kanë bërë të ditur se sot është furnizuar me barna komuniteti serb në Mitrovicën Veriore dhe Graçanicë. Poashtu, Komisioni për Donacione i MSh-së ka aprovuar donacionin për importin e oksigjenit medicinal për nevojat e komunitetit serb në Spitalin e Graçanicës.

Sot Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Thomas Szunyog, ka njoftuar se Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ekipi i tij kanë aprovuar kërkesën për të furnizuar me barna spitalet dhe qendrat e shëndetit në komunat me shumicë serbe.

“Vlerësojmë miratimin e shpejtë nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ekipi i tij në kërkesën për ofrimin e barnave dhe furnizimeve mjekësore për spitalet dhe qendrat shëndetësore në zonat e komunitetit me shumicë serbe të Kosovës. Shpresoj se do të dorëzohen shpejt”, ka shkruar shefi i Zyrës së BE-së.

Gazeta Express ka dërguar pyetje në adresë të MSH’së se kur do të bëhet furnizimi me barna dhe sa është vlera e tyre.

Ministria e Arben Vitisë ka kthyer përgjigje duke thënë se çdo kërkesë për donacione për institucionet shëndetësore në komunat me shumicë serbe trajtohet me prioritet nga Komisioni i donacioneve në MSh.

“Ju informojmë se çdo kërkesë për donacione për institucionet shëndetësore në komunat me shumicë serbe, duke përfshirë edhe donacionet për Oksigjen, barna dhe pajisje mjekësore, trajtohet me prioritet nga Komisioni i donacioneve në MSh dhe në asnjë formë dhe as një rast nuk ka pasur as njëherë vonesa. Mund të shtojmë lirisht dhe me plotë siguri se deri më tani kur po flasim, as edhe një kërkesë e natyrës se tillë nuk është refuzuar.”

MSH thotë se furnizimi i institucioneve shëndetësore në nivel vendi, pa përjashtim, bëhet sipas planifikimit dhe kërkesave të institucioneve shëndetësore përmes Sistemit të Menaxhimit të Stokut Farmaceutik.

Kjo ministri thotë se sipas pranimit të kërkesave janë furnizuar këto institucione:

• Furnizimi i QKMF-së në Partesh është bërë rregullisht sipas kërkesës së institucionit , ku nga janari deri me tani, për këtë institucion janë bërë 4 furnizime me barna dhe pajisje medicinale;

• QKMF në Ranillugë është furnizuar vazhdimisht sipas kërkesës se institucionit, ku nga janari deri me tani janë bërë 10 furnizime sipas kërkesës së tyre;

• QKMF në Graçanicë është furnizuar vazhdimisht sipas kërkesës se institucionit, ku kërkesa e fundit nga ana e tyre ka qenë në vitin 2020.

Ndërsa lidhur me furnizimin me barna nga donacionet, në spitalet e Mitrovicës Veriore, bazuar në Regjistrin e donacioneve të aprovuara nga Komisioni për Donacione, MSH thotë se në vitin 2023 për spitalet në Mitrovicën Veriore janë aprovuar këto donacione:

• Donacioni i aprovuar nga Komisioni me datë 10.01.2023 nga Farmalogist për Mitrovicën Veriore;

• Donacioni i aprovuar nga Komisioni me datë 06.03.2023 nga Prizma Trade për Mitrovicën Veriore;

• Donacioni i aprovuar nga Komisioni me datë 10.05.2023 nga Prizma për Mitrovicën Veriore;

• Donacioni i aprovuar nga komisioni me datë 14.06.2023 nga Farmalogist për Mitrovicën veriore, Graçanice dhe Pasjan.

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje edhe rreth furnizimeve tjera.

Nga MSH kanë thënë se sot është furnizuar me barna komuniteti serb në Mitrovicën Veriore dhe Graçanicë.

Poashtu, Komisioni për Donacione i MSh-së ka aprovuar donacionin për importin e oksigjenit medicinal për nevojat e komunitetit serb në Spitalin e Graçanicës

“Vlen të theksohet se me datën 16 .10.2023 është furnizuar me dy donacion komuniteti serb në Graçanicë dhe Mitrovicën Veriore; Me datën 20.10.2023 është furnizuar me oksigjen komuniteti serb në Mitrovicën Veriore; Me datën 02.11.2023 është furnizuar me barna komunitet serb në Mitrovicën Veriore dhe Graçanicë; Gjithashtu, ju informojmë se edhe sot nga Komisioni për Donacione i MSh-së është aprovuar donacioni për importin e oksigjenit medicinal për nevojat e komunitetit serb në Spitalin e Graçanicës”, thuhet në përgjigjen e MSH’së për Express.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img