Dëshmitari Predrag Dediq ka pohuar se djali i tij Bobani ishte 37-vjeçar dhe rezervist në ushtri, në kohën kur ishte rrëmbyer.
Këtë deklarim, ai e bëri kur iu prezantua një deklaratë që bashkëshortja e tij e kishtne dhënë në Qendrën Humanitare në Beograd më 1999, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Teksa është marrë në pyetje nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, avokati Victor Baisheu, dëshmitari pohoi se djali i tij mbante armë në shtëpi.
Duke e përshkruar deklaratën e bashkëshortes së Dediq, avokati i Krasniqit tha se ajo kishte thënë se pas rrëmbimit të djalit të saj nga këta ushtarë, kishte ushtarë të tjerë të UÇK-së që ishin nga Rahoveci dhe i sollën ujë dhe karrige për t’u ulur.
“Tha se kishte grup tjetër të të rinjve që gjithashtu ishin veshur me uniforma të UÇK-se dhe që bashkëshortja juaj i njihte që ishin nga Rahoveci, ata i sollën ujë dhe karrige bashkëshortes suaj që të mblidhte veten, a ta ka thënë kështu bashkëshortja atë se çfarë i ka ndodhur”, pyeti Baisheu.
Ai e njohu dhe i tha mësuese, mësuese mblidhe vetën”, tha dëshmitari Dediq.
I pyetur për një person me emrin Mustafa Mullaalija, nëse i kishte thënë bashkëshortes së tij që bën mirë të largohet nga ai vend.
Po, ka qenë ky shqiptari në oborr dhe gruaja ime e ka njohur atë. Ai ishte maskuar, kishte vendosur një kapele në kokë”, tha dëshmitari.
Dëshmitari shtoi se nuk ishte i sigurt nëse gruaja e tij i kishte dhënë mësim Mustafa Mullaalijajt, por që mendonte se po.