Tre shqiptarë janë dënuar me burgim në Britaninë e Madhe.
Ata u shpallën fajtorë për trafik droge.
Shqiptarët kishin tentuar të fusnin 139 kilogramë kokainë përmes një kontinjerit të bananeve.
Vlera e drogës kap shumën e 11 milionë paundëve ( apo mbi 12 milionë e 600 mijë eurove).
Mediat britanike, kreu i grupit, Mirgert Shahu, është dënuar me 18 vjet burg, përcjell Klankosova.tv
Për kalimin e lëndës narkotike, kishte ndihmuar edhe një anglez, Robert Ball.
Me burgim u dënuan edhe dy bashkëpunëtorët e tjerë shqiptarë.
Florjan Ibra u dënua me 13.5 vite burg dhe Arman Kaviani me 12 vite e nëntë muaj.
Autoritetet britanike e kishin vërejtur drogën në port, por kamionin e kishin lënë të kalonte, për të parë se kush e posedonte lëndën narkotike.