-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Nesër mbledhja e qeverisë, s’ka procedim të Demarkacionit

Qeveria e Kosovës nesër do të zhvillojë mbledhje të rregullt. As në këtë mbledhje qeveria nuk ka paraparë që ta procedojë demarkacionin në Kuvend, mëson Gazeta Metro nga burime të afërta me kabinetin Mustafa

Në këtë mbledhje, Gazeta Metro mëson se si pika të rendit të ditës janë disa prej këtyre: Shqyrtimi i Proketligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-249 për sigurimin shëndetësor, Shqyrtimi i Raportit për tremujor i Buxhetit për vitit 2017, Shqyrtimi i propozim – vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për Ministrinë e financave, për anëtarsimin e Republikës së Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave.

Qeveria e Kosovës nuk po arrinë t’i bëjë votat e nevojshme, kështu që po heziton procedimin e demarkacionit në Kuvend.

Në Partinë emokratike të Kosovës, janë duke kërkuar zgjedhje të parakohshme me arsyetimin se kjo qeveri nuk po arrin të kalojë demarkacionin.

Por, Kryeministri Mustafa është duke i bërë manovrimet e fundit për t’i shpëtuar rrëzimit të Qeverisë. Ai së fundi ka vizituar Brukselin për të kërkuar që demarkacioni të suspendohet, në mënyrë që Kosovës t’i hiqen vizat.

Mirëpo, duket se kjo kërkesë nuk është pranuar nga zyrtarët e BE’së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img