-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rashiq: Një e treta e serbëve janë zhvendosur nga Kosova për shkak të Listës serbe

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka akuzuar Listën Serbe, duke thënë se ka shkaktuar vetëm dëme për qytetarët serbë në Kosovë.

Rashiq e quajti atë “Lista antiserbe”, duke shtuar se si shkak i tyre një e treta e serbëve kanë ikur nga Kosova.

“Është një përpjekje shumë e dobët sa i përket pastrimit të fytyrës. Unë te ju jam më i butë, në media serbe them se ata janë lista antiserbe, ajo ka bërë më shumë keq brenda 11 viteve se cilido organ tjetër, kjo po vazhdon. 1/3 e serbëve janë zhvendosur për shkak të tyre”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Rashiq foli edhe për ndryshimet në kryesinë e Listës Serbe, duke thënë se janë ndërruar disa emra, por mendësia ka mbetur e njëjtë.

“Është tragjikomike, me çfarë arrogance po ndëshkohen qytetarët serbë të Kosovës, duke pasur të njëjtën metodologji, të njëjtën fotografi, të Vuciqit, duke i ndërruar vetëm disa emra që nuk do të thotë asgjë, metodologjia është e njëjtë”, tha ai.

Rashiq tha se kryetari i ri i kësaj partie, Zllatan Ellek, mund të jetë pak më ndryshe dhe se ka pak shpresa se ai do t’i trajtojë qytetarët më mirë.

“Vetëm janë ndërruar emrat, e kam vetëm një shpresë se Ellek është doktor, kam shpresë se do ta kujtojë betimin e Hipokratit, ku duhet t’i trajtojë të gjithë njerëzit barabartë. Nëse ka ndonjë element optimist, kam shpresë që Ellek do të jetë më shumë burrë, jo si deri tash duke nisur si Rakiqi, e kanë treguar veten që punojnë kundër interesave të qytetarëve”, tha ai.

Sipas Rashiq, ndikimi i Listës Serbe te serbët e Kosovës është zbehur, derisa shtoi se anëtarë të kësaj partie kanë abuzuar edhe me buxhetin e Serbisë.

“Në tërësi atë ndikim të them ashtu në përgjithësi të Listës antiserbe është zbehur, qytetarët e kuptojnë se aktivitetet që i kanë bërë kanë qenë vetëm interesa personale, kanë punuar jo për numër të madh të njerëzve, kanë punuar për 10 njerëzve që i kanë përfituar benefitet. Shpëlarja e parave ka qenë ekstreme, Radimoraviq, e ka në Facebook e qet për çdo ditë ka tre katër fatura origjinale nga Leposaviqi, dhjetëra milionë, keqpërdorim të parave nga buxheti i Serbisë, një komunë kaq e vogël, të ketë dhjetëra milionë në fatura, tregojnë shpëlarje parash”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img