4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Behrami: Ismail Syla gjithmonë ka thyer ligjet e Serbisë dhe mirë ka bërë

Me urdhër të Prokurorit të Dhomave të Specializuara sot u kryen bastisje në shtëpinë e Ismail Sylës, ish-këshilltarit të ish-kryeministrit Hashim Thaçi.

Për këtë ka reaguar ish-këshilltari i Thaçit, Artan Behrami duke thënë se Ismail Syla gjithmonë ka thyer ligjet e Serbisë dhe sipas tij ka bërë mirë.

“Si 20-vjeçar, Ismail Syla ishte burgosur nga Serbia, duke e mbajtur të mbyllur për më shumë se 8 vjet. Ismail Syla gjithmonë ka thyer ligjet e Serbisë. Dhe mirë ka bërë”, ka shkruar Bajrami.

Sipas Behramit bastisja e sotme në shtëpinë e tij po bëhet me logjikë fashiste.

Kujtojmë që dje është kryer bastisje në shtëpinë e Artan Behramit, poashtu ish-këshilltar i Thaçit.

https://www.facebook.com/artan.behrami/posts/10160976397138149?ref=embed_post

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img