-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti priti në takim Bauer, flasin për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ariane Bauer, drejtoren rajonale për Evropë dhe Azi Qendrore të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), ku ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës i jep prioritet çështjes së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, në respekt të së drejtës së familjarëve për të ditur të vërtetën për më të dashurit e tyre.

Me anë të një komunikate për media thuhet se aty u tha se mungesa e informacioneve të besueshme nga Serbia për fatin dhe vendndodhjen e personave të zhdukur me forcë, si dhe mosbashkëpunimi i Serbisë, përbëjnë pengesa të mëdha në ndriçimin e fatit të personave të zhdukur.

Kurti veçoi rëndësinë e hapjes së arkivave shtetërore të Serbisë, pasi zhdukjet me forcë gjatë luftës ishin krime të kryera nga shteti serb.

Tutje bëhet e ditur se në takimin e përbashkët me Kryesuesin e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, u vlerësua angazhimi i përbashkët dhe mbështetja e vazhdueshme nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

U bisedua edhe për mundësitë për të forcuar më tej bashkëpunimin me qëllimin e përbashkët për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img