Në pikën e kalimit kufitar të Bërnjakut, është parandaluar një tentativë e kontrabandimit të 20 telefoneve celularë me një vlerë mbi 12,000 euro.
Oficerët doganor në pikën e kalimit kufitar të Bërnjak, gjatë hyrjes nga Serbia, kanë ndaluar një automjet.
Pas pyetjes së zakonshme, a ka diçka për të deklaruar në doganë, shoferi është përgjigjur se nuk ka asgjë për të deklaruar.
Më pas, oficerët kanë kryer një kontroll të detajuar të automjetit dhe të personit. Si rezultat i këtij kontrolli, janë zbuluar mallra të pa deklaruar, si në vijim:
10 iPhone Pro 14.
10 iPhone Pro Max.
Gjithsej, vlera e këtyre mallrave pa taksa është 12,104.60 euro.
Shoferi nuk ka paraqitur dokumentacion të nevojshëm lidhur me këto mallra. Përveç konfiskimit të mallrave, ky rast do të trajtohet në procedurën penale, në përputhje me udhëzimet e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. Automjeti dhe mallrat janë tërhequr dhe janë nën mbikëqyrjen e autoriteteve doganore për hetim të mëtejshëm.
Dogana e Kosovës ka aplikacionin e Dogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili
mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe
gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi